Fshati Lin, Pogradec!

Fshati Lin, i vendosur në brigjet e liqenit të Ohrit në Pogradec, është një nga thesaret më të bukura dhe të pazbuluara të Shqipërisë. Ky fshat i vogël, me historinë dhe natyrën e tij të pasur, ofron një përvojë të veçantë për çdo vizitor.Me shtëpitë e vogla të ndërtuara buzë ujit, në shpinën e një kodre jo shumë të lartë, me rrugica të vogla e të ngushta, të shtruara me gurë të vegjël, ku vështirë se mund të kalosh me makinë, zgjon interesin e gjithë vizitorëve apo turistëve vendas e të huaj.

 Lin është një destinacion që duhet parë patjetër  22 km nga qyteti i Pogradecit, me një bukuri të rrallë dhe peizazh mahnitës.

Gojëdhënat tregojnë që dikur gadishulli i Linit ka qenë një ishull i bukur me bimësi të dendur. Jeta në këtë gadishull ka filluar në periudhën e parë të Epokës së Hekurit (kohë së cilës i përkasin edhe mozaikët e famshëm të Linit, të cilët gjenden mbi kodër) dhe ka vazhduar deri në kohën e Mesjetës së Hershme.Ky vendbanim rezulton të jetë më i vjetri në Evropë. 

Lin është i rrethuar nga një natyrë e mrekullueshme. Liqeni i Ohrit, një nga liqenet më të vjetër dhe më të thellë në Europë, ofron mundësi të shumta për aktivitete ujore si peshkimi, noti dhe varkat me vela. Gjithashtu, zona përreth është ideale për ecje dhe eksplorime të natyrës, me shtegun që të çon në pika të ndryshme panoramike ku mund të shijosh pamje të mrekullueshme të liqenit dhe malit përreth.

Traditat dhe zakonet e vjetra ende mbahen gjallë në këtë fshat, duke përfshirë festa tradicionale dhe evente kulturore që mbledhin së bashku komunitetin.Nëse po planifikoni një udhëtim në Pogradec, sigurohuni që të përfshini Linin në itinerarin tuaj. Nuk do të zhgënjeheni!

Leave a comment